Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i UÇK në Hagë, 200 mijë firma në mbështetje të ish-krerëve / Bajraktari: Procesi karakterizohet nga shkelje

schedule17:23 - 4 Maj, 2026

schedule 17:23 - 4 Maj, 2026

Pak ditë para afatit zyrtar për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së, Speciales në Hagë i dorëzohen edhe mbi 200 mijë firmat e mbledhura në mbrojtje të vlerave të luftës.

Ky peticion kombëtar, i iniciuar dy muaj më parë, do të dorëzohet pranë Speciales, të mërkurën nga i kreu i veteranëve të luftës, Hysni Gucati.

Avokati Ardian Bajraktari deklaroi se afati 90-ditor pas përfundimit të procesit gjyqësor përfundon më 19 maj, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes për shkak të volumit të dosjes. Ai theksoi se peticioni që do t’i dorëzohet Dhomave të Specializuara në Hagë synon drejtësi, duke ngritur shqetësime për zvarritje të procesit dhe shkelje të parimit të ligjit më të favorshëm.



“Afati i përcaktuar në dispozita prej 90 ditësh kur ka përfunduar procesi gjyqësor, me 19 maj arrihet afati prej 90 ditësh. Mund të ketë edhe shtyrje të afatit, çështja hyn në dosjet voluminoze, por pritet të shihet nëse do të kemi zgjatje të këtij afati. Ky peticion që do t’i dorëzohet Hagës, Dhomave të Specializuara, është në vazhdën e përpjekjeve dhe angazhimeve të fundit në përpjekje për drejtësi.

Raporti i shfaq të gjitha kërkesat dhe se ky proces jo vetëm është i stërzgjatur, por ka edhe shumë shkelje; shkelet parimi i zbatimit të ligjit më të favorshëm. Dhe nga praktika e Dhomave të Specializuara është thyer ky parim; në rastin e Mustafës dhe Shalës ka thyerje të parimit.”, tha avokati.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!