Gjykata e Beratit e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Admir Duros, dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”. Gjykata vendosi të njëjtën masë që kërkoi prokurori Olgert Rumnici ndonëse pala mbrojtëse kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë të shëndetit mendor.
Por kjo nuk u mor parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa. Dhe në sallën e gjyqit Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë problemet e tij mendore.
Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen “30 Vjetori”, ku 42 vjeçari mbajti peng për orë të tëra djalin e tij 17-vjeçar nga frika mos e braktiste. Më pas, ai hipi në soletën e pallatit, ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë./abcnews.al