Gjykata i jep Berishës “vulën” e PD-së, njihet shkarkimi i strukturave drejtuese të partisë

schedule11:11 - 25 Mars, 2022

schedule 11:11 - 25 Mars, 2022

Gjykata e Tiranës i ka dhënë zyrtarisht Grupit të Themelimit vulën e Partisë Demokratike. Gjyqtari Agron Zhukri ka pranuar kërkesën e Grupit të Themelimit për të regjistruar statutin e PD-së duke njohur kështu vulën dhe siglën e re të miratuara na Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 11 Dhjetor përpos rrëzimit të vendimeve të Lulzim Bashës u miratua vendosja e referendumit dhe mbi të gjitha është neni që detyron kreun e partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Gjyqtari Agron Zhukri kërkoi të jepte dorëheqjen nga shqyrtimi i kësaj çështjeje, por kjo nuk u pranua duke bërë që ai të dilte me një vendim sot, sipas të cilit gjykata njeh vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit, ku ndër të tjera u vendos edhe shkarkimi i strukturave drejtuese te Partisë Demokratike.

Praktikisht, me këtë vendim dhe me dorëheqjen e Bashës, drejtues i PD-së tani është Grupi i Rithemelimit, pra vetë Sali Berisha. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Berisha tani pas këtij vendimi. A do të tentojë ai të futet në zyrat e PD-së, siç bëri në 8 janar?

Ndoshta duke e pritur një vendim të tillë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha mbrëmë do të ishte një çmenduri njohja e Kuvendit të 11 Dhjetorit dhe se kështu do t’i thoshte burgut hapu.

10 vendimet që u morën në Kuvendin Kombëtar të PD, thirrur nga Sali Berisha:

-Miratimi i Statutit të ri të Partisë
-Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
-Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
-Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
-Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
-Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
-Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
-Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
-Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
-Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!