Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Posaçme konfirmon masën ,“arrest në burg” për Marsel Liçajn, pjesë e grupit kriminal të trafikut të heroinës Shqipëri-Danimarkë

schedule11:09 - 16 Maj, 2026

schedule 11:09 - 16 Maj, 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçajn, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e heroinës mes Shqipërisë dhe Danimarkës.

Po ashtu, gjyqtarja Rudina Palloj konfirmoi masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçajn. Të dy personat dyshohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, autoritetet daneze regjistruan procedimin penal në muajin gusht të vitit 2023, duke vënë nën hetim një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj që dyshohet se merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e heroinës në territorin e Danimarkës.



Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal është zhvilluar nga 1 tetori 2023 deri më 23 janar 2024, në shtatë episode të ndryshme, ku anëtarët e grupit kanë trafikuar heroinë drejt Mbretërisë së Danimarkës përmes Suedisë.

Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike përgatitej për tregun danez duke u përzier me substanca të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me synim rritjen e fitimeve nga shitja.

Nga hetimet e përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe daneze është bërë i mundur identifikimi dhe procedimi penal në Danimarkë i tre personave, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj. Ndërkohë, në Shqipëri janë identifikuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!