Gjykata e Kukësit lë të lirë dy protestuesit e Rrugës së Kombit

schedule14:54 - 19 Qershor, 2018

schedule 14:54 - 19 Qershor, 2018

Dy kuksianët e arrestuar për protestën për tarifën në Rrugën e Kombit u lanë të lirë. Ata janë Xhevahir Gashi dhe Isa Koloshi. Dy të tjerët, Elton Cengu dhe Vasil Laçi u dënuan me nga 4 muaj, dënim që plotësohet nesër në mesditë. Pas kësaj kohe, Cengu dhe Laçi do të jenë të lirë.

Pak ditë më parë për arsye shëndetësore u la i lirë dhe i arrestuari Florim Onuzi. Ndërkohë për 14 protestuesit e tjerë që ishin me masa sigurie detyrim paraqitje, u dënuan me gjoba 100 mijë lekë të reja dhe tetë muaj periudhë prove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!