Gjonaj me të miturit e dënuar në qendrën e riedukimit në Kavajë

schedule15:12 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 15:12 - 22 Dhjetor, 2017

Në Kavajë është ngritur një ambjent riedukimi për të miturit që kanë kryer vepra penale. Në festen e organizuar për fundvitin, mori pjesë dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Mes të miturve të dënuar të vendosur në godinën e riedukimit në Kavajë është edhe Arbeni. Thotë se koha që ka kalon aty i ka shërbyer për të reflektuar. Ai ka marrë pjesë edhe në tre kurse profesionale.

 

Burgu duhet të jetë opsioni i fundit për të miturit që kanë kryer vepra penale, tha ministjra e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

 

Gjonaj së bashku me drejtues të institucionit ndoqen aktivitetin festiv ne kete ambjent me rastine  festave te fundvitit. Aty u dhanë shfaqje dhe u bë humor, kurse në fund u shpërndanë dhurata për të miturit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!