Gjithçka zyrtare, ish-kampioni i Shqipërisë rikthehet te “kuqezinjtë” e Vlorës

schedule17:56 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 17:56 - 19 Dhjetor, 2023

Pas plot 2 vitesh jashtë Shqipërisë, ku ka luajtur me rumunët e UTA Aradh dhe sauditët e Al-Najma, ish-kampioni i Kategorisë Superiore, me “Bardheblutë” e Tiranëz, Idriz Batha është kthyer në futbollin shqiptar, mirëpo jo në Superiore, pasi ka vendosur të zbarkojë në Kategorinë e Parë e më konkretisht te ish-skuadra e tij, Flamurtari.

“Fantazisti” me shumë përvojë është prezantuar si përforcim shumë i rëndësishëm, për klubin vlonjat, me “kuqezinjtë” që kërkojnë me ngulm rikthimin në Superiore, teksa deri më tani renditen në vendin e 4-t, të Kategorisë së Parë, me 30 pikë, po aq sa Vora e vendit të 3-të, me 5 pikë më pak se Elbasani i vendit të 2-të dhe 8 më pak se Bylisi i vendit të parë.

Njoftimi për afrimin e Bathës, te vlonjatët e Flamurtarit erdhi nga vetë klubi, me anë të një postimi në profilin zyrtar të klubit, në rrjetin social Facebook, me diçiturën, “Idriz Batha rikthehet kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!