Gjithçka brenda pak sekondash, momenti kur i riu i vë tritolin te porta Dukës dhe largohet me vrap

schedule13:02 - 25 Janar, 2022

schedule 13:02 - 25 Janar, 2022

ABC ka siguruar ekskluzivisht pamjet e momentit kur i vihet një sasi eksplozivi tek porta e banesës presidentit të FSHF, Armando Duka. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash ku i riu ndez fitilin e lëndës plasëse dhe më pas largohet me vrap. Vetëm pak çaste pas shpërthimit në zonë shfaqet policia.

Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, në orën 22:03 para portës së Armando Dukës shfaqet një person i maskuar dhe me doreza. Ai ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse dhe më pas e hedh tek porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodh shpërthimi.

Një patrullë policie mbërrin menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa në zonë shfaqen edhe banorë të lagjes. Policia vijon të kryej hetime por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Vetë Duka,  pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!