Në rajonin e Gjirokastrës, dëmet u shkaktuan më tepër nga vërshimi i përrenjve malorë. Në zonat rurale ka patur shumë bagëti të ngordhura, por sipas drejtorit të Bujqësisë, dëmet krahasuar me vitin 2015 janë më të pakta.
Janë ato çka ujë po lë pas. Bagëti të ngordhura që duhen groposur. Objekte të rrëzuara që duhen ngritur.
Mitro Goci në Lunxhëri të Gjirokastrës, thotë se e gjitha ndodhi për pak minuta.
1000 ha toke u përmbytën në rajonin e Gjirokastrës. Pati ura të shembura dhe shumë shkarje të tokës për shkak të vërshimit të lumenjve. Më të prekurit nga uji ishin Memaliaj, Përmeti dhe Tepelena. Por Drejtori i Bujqësisë në Gjirokastër Kostandin Rrapi thotë se në krahasim me vitin 2015 dëmet në bujqësi e blegtori janë më të pakta.
Nuk ka përfunduar verifikimi i dëmeve. Por ka fermerë që ankohen për zhdukjen e koshereve të bletëve, apo në Picar një tjetër fermer ka raportuar për tetë ton peshk të shkuar dëm. Por pati edhe dëmtime të bizneseve në qytet si shkak i vërshimit te përrenjve malorë./abcnews.al
https://youtu.be/SCcjR_ocijg