Minsitri Damian Gjiknuri ishte në bashkinë Himarë, ku ka vëzhguar nga afër përfundimin e investimit, pjesë e bashkëpunimit shqiptaro – gjerman, të kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik që pritet të jetë edhe garant i një sezoni turistik pa probleme.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik nga operatori i Sistemit të Transmetimit të cilin e quan një nga investimet më serioze të viteve të fundit, i cili do i prijë zhvillimeve turistike të zonës bregdetare.
Damian Gjiknuri: “Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problematik. Këto probleme nuk ekzistojnë më, por ne po i paraprijmë zhvillimeve të pritshme turistike për gjithë zonën e bregut”.
Financimi ka nisur me ndërtimin e Unazës së Jugut 110 kv. Faza e fundit ishin dy nënstacionet, ai i Orikumit dhe Himarës me vlerën 6.3 milionë euro, i cili pritet të garantojë furnizimin për të gjithë zonën./abcnews.al