Gjiknuri inspekton Korçë- Ersekë: Shumë shpejt nisin procedurat për lotin e dytë

schedule11:40 - 29 Tetor, 2017

schedule 11:40 - 29 Tetor, 2017

Asfaltim i plotë i segemtit rrugor nga Lini në Pogradec përfundon brenda vitit ndërsa shumë shpejt do të nisin procedurat për lotin e dytë të rrugës Korçë- Ersekë. Lajmin e dha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili ishte për ti inspektuar.

Kjo është pjesa e fundit e lotit të parë të rrugës që të çon nga Korça ne Ersekë. Punimet po shkojnë drejt përfundimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte për ti inspektuar.
“Ka edhe një pjesë punimesh që po zhvillohet në dalje të Korçës. Pikërisht, këtu do të jetë edhe nyja lidhëse me rrjetin ekzistues dhe shumë shpejt fillimi i projektit të ri, loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë ku Bashkia e Kolonjës do të lidhet përfundimisht me rrjetin kombëtar rrugor. Këto punime do të përfundojnë shumë shpejt dhe besoj vitin tjetër do të bëhen procedurat për të filluar punimet pjesa tjetër, pra pjesa e dytë e rrugës drejt Kolonjës”,
Në segmentin rrugor nga Lini në Pogradec po hidhet shtresa e fundit e asfaltit. Edhe në tunelin e hyrjes së Pogradecit pjesa më e madhe e punimeve ka mbaruar. Për këtë investim pritet të lëvrohen të tjera fonde nga rialokimet e këtij fundviti. Ministri Gjiknuri nxiti kompanitë ti përmbahen afateve të percaktuara.
“Nga ana tjetër dua të ju siguroj se pjesa e financimit nuk do të mungojë. Strategjia e qeverisë shqiptare është të mos hapë më rrugë të cilat janë të pa financueshme por të përfundojmë të gjitha këto vepra të nisura prej vitesh. Me financimin që do të sigurojmë, do ta mbyllim pjesën e asfaltit dhe do të mbetet vetëm pjesa e tunelit, besoj nga vjeshta e vitit tjetër do të jemi në gjendje që kjo rrugë të jetë e përfunduar. Do të përfundojmë rrugët e nisura, do të hapim ato rrugë që janë të financueshme dhe çdo projekt që do të hapet do të jetë i financueshëm. “
Ndërsa inspektoi këto dy segemente të rëndësishme në Qarkun e Korçës, ministri i Infrastrukturës deklaroi se nuk do të nisë më asnjë projekt që të mbetet zvarrë për shkak të fondve.