Gjiknuri dhe Mesi në Vaun e Dejës: “Rezerva energjitike është përmirësuar”

schedule12:36 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 12:36 - 10 Dhjetor, 2017

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe zv/kryeministrja Senida Mesi, inspektuan hidrocentralin e Vaut të Dejës, nga ku pohuan se rezerva energjitike në vend ishte përmirësuar dhe se situate po shkonte drejt normaliziimit. Ata floën edhe për një plan të qeverisë për menaxhimin automatik të hapjes së portave, që do të shmangte gabimet njerëzore me pasojë përmbytjen e nën-Shkodrës.

Nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ku shkoi për të inspektuar së bashku me zv/kryeministren Senida Mesi, ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dha lajmin e përmirësimit të rezervës energjitike në vend.

Damian Gjiknuri: “Rezerva energjitike po përmirësohet. Ne pak nga pak po hyjmë në normalitet për të filluar planifikimin e energjisë për vitin që vjen pas një viti jashtëzakonisht të thatë dhe më i vështirë nga ana financiare, po fillojmë të hyjmë në një klime normaliteti persa i përket parashikimeve në energji. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, për buxhetin e shtetit, se në fund të fundit financat publike kërcënoheshin nga thatësirat e mundshme që mund të kishte Shqipëria”.

Referuar edhe reshjeve të fillim dhjetor, që shkaktuan përmbytje në zona të ndryshme të vendit, Gjiknuri lavdëroi stafin e Hidrocentralit për menaxhimin e mirë kaskadës, gjë që sipas tij, shmangu përmbytjen e nën-Shkodrës.

Damian Gjiknuri: “Para një jave, Shqipëria pati përmbytje, shumë njerëz spekuluan edhe nga kaskada, por pikërisht mirëmenaxhimi i kësaj kaskade, eksportet dhe shitja e energjisë në kohe për ti lënë hapësirë volumeve të pritshme të ujit të cilat vijnë nga reshjet e befta, kryesisht nga reshjet që ishin para një jave që ishin kryesisht të shpeshta, bëri të mundur që edhe energjia të prodhohet më shumë edhe rezerva në Fierzë të rritej, por njëkohësisht të mos kishim asnjë problem me përmbytjet e popullatës, gjë që ka qenë një fenomen deri diku i përhapur para 4 vjetësh. Gjatë këtyre 4 viteve nuk është vetëm çështje fati por është dhe çështje mirëmenaxhimi të kësaj kaskade që qytetarët e Shkodrës kanë shpëtuar nga përmbytjet masive që kane qenë dëshmitarë të viteve të mëparshme”.

Numri dy i Qeverisë insistoi se zbatimi rigoroz i një rregulloreje që daton prej dekadash, ka evituar përmbytjet gjatë pesë viteve të fundit. Për të shmaungur çdo gabim njerëzor, Senida Mesi tregoi planet për krijimin e një sistemi për menaxhimin automatik të portave në Vaun e Dejës.

Senida Mesi: “Është një rregullore që daton këtu dhe që në konstruksionin e këtij hidrcntrali. Gjë që tregon se nëse rregullorja ndiqet me përpikmëri nuk ka asnjë problem për zonat rreth e rrotull. Siguruam edhe kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, që ne do të vazhdojmë pikërisht me të njëjtin ritëm. E rëndësishme është një investim që po mendohet edhe është gjatë procesit të dizenjimit dhe projektimit në lidhje me menaxhimin automatik të portave të shkarkimit. Aktualisht ndodh që mbas indikatorëve janë njerëzit ata që, në momentin që përcaktohen disa indikatorë vendosin për të hapur portat e shkarkimit. Në momentin e dytë që do të bëhet ky investim, do të ketë mekanizma dhe sensorë që në mënyrë automatike do të bëjnë hapjen e këtyre portave të shkarkimit duke minimizuar një herë e përgjithmonë dhe riskun njerëzor”.

Zv/kryeministrja Mesi pohoi se përmes kontratave ndërkombëtare të bashkëpunimit dhe disa nismave ligjore, Shqipëria synon t’I kthejë 3 hidrocentralet e kaskadës së Drinit në një nyjë interkonjeksioni.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!