Gjigantët e Bundesliga bëhen bashkë, miliona klubeve për luftën ndaj COVID-19

schedule12:39 - 26 March, 2020

schedule12:39 - 26 March, 2020

Coronavirusi po përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe ditët e fundit Europa është gjunjëzuar para virusit vdekjeprurës. Një nga shtetet që po e kontrollon më mirë këtë situatë është Gjermania, edhe pse numëron disa të vdekur.

Futbolli atje është ndalur me kohë, por dëmet ekonomike nga kjo ndërprerje do të jenë të mëdha tek klubet gjermane. Prandaj klube si Bayer Munchen, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen do të bëhen bashkë për ti ardhur në ndihmë klubeve të tjera të cilët do të kalojnë moment të vështira financiarisht.

Sipas “DW Sports”, këta klube pritet të dhurojnë rreth 20 milionë euro në drejtim të klubeve të tjera. Kjo nismë bëhët për të mbështetur klubet e vogla, të cilat pritet të kalojnë një krizë të vërtetë në financat e tyre. /abcnews.al