Gjendet një trup i pajetë në Berat, detajet e para

schedule21:48 - 12 Korrik, 2020

schedule 21:48 - 12 Korrik, 2020

Gjendet trupi i pajetë i një 74-vjeçari në lagjen Çlirim të Beratit.

Trupi pa shenja jete ndodhej në katin e dytë të një pallati, që dikur ka qenë Konvikti i Vajzave.

Pas viteve 90’të, aty janë strehuar familjet e pastreha dhe të vetmuarit.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, zjarrfikësit kanë hyrë në shkallë nga dritarja e katit të dytë.

Identiteti i viktimës është shtetasi P.S.

Trupi është gjetur i dekompozuar ndërsa mendohet se i moshuari ka ndërruar jetë prej kohësh, shkaqet ende nuk dihen./abcnews.al