Policia e Tiranës ka njoftuar se është gjetur i pajetë një person i moshës 79 vjec në zonën e Koopshtit Zoologjik. Personi është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 12. 20 i shtrirë në trotuar. Sipas policisë personi nuk ka patur shenja dhunë dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale./abcnews.al


