Foto/Gjendet një kufomë në një banesë të djegur në Lekas

schedule12:59 - 28 Nëntor, 2017

schedule 12:59 - 28 Nëntor, 2017

Në fshatin Lekas të Korçës, është gjendur sot një kufomë e djegur plotësisht, ende e paindentifikuar. Sipas Policisë kufoma është gjetur në një banesë të djegur dhe të pabanuar. Mësohet se banesa është djegur natës.

Sipas dëshmisë së banorëve të Lekasit, kufoma dyshohet të jetë e një endacaku. E kanë parë banorët dje pasdite në fshat. Mendohet që për shkak të temperaturave të ulëta është strehuar në banesën e braktisur dhe ka ndezur zjarr për t’u ngrohur, flakët e të cilit më  pas kanë përfshirë godinën dhe i kanë marrë jetën endacakut. Policia thotë, që trupi është plotësisht i karbonizuar dhe është i vështirë identifikimi./abcnews.al