Një 34 vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
Gazetari i ABC News Elton Nika raporton se 34 vjecari Kreshnik Dashaj është dërguar në Morgun e spitalit rajonal të qytetit.
Sipas policisë i riu nuk ka shenja dhune, por dyshohet për atak kardiak.
Njoftimi i policisë Vlorë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.
/abcnews.al


