Gjendet i vetëvarur 35-vjeçari në Shkodër

schedule10:06 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:06 - 7 Dhjetor, 2021

Një 35-vjeçar në Shkodër është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij. Sipas policisë dyshohet se ai është vetëvarur.

Policia bën me dije po punohet për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po  vijon punën për  zbardhjen  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al