Një trup i pjaetë është gjetur pasditen e sotme në fshatin Kamenicë të Korçës. Sipas policisë trupi i pajetë i ëprket një 58 vjeçari me iniciale M.A. banues në Kamenicë. Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur, pasi nuk ka shenja dhune në trup.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Korçë Informacion paraprak
Më datë 15.05.2018, rreth orës 18:50 në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë. Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abbcnews.al