Gjendet gomonia në det, dyshohet se do përdorej për të trafikuar klandestinët e kapur në Vlorë

schedule12:57 - 25 Janar, 2021

schedule 12:57 - 25 Janar, 2021

Një gomone është gjetur ditën e sotme në det. Dyshohet se mjeti lundrues do të përdorej për të trafikuar klandestinët sirianë të kapur në Vlorë më 8 janar.

Njoftimi i policisë

“Më datë 25.01.2021, forcat policore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur. Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm. DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës.”

Kujtojmë se mbrëmjen e 8 janarit u shpëtuan 50 klandestinë në Vlorë. Ata qëndruan mbi 3 orë në përballje me motin e keq në det të hapur. Destinacion kishin Italinë.

Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person kërkoi ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”. /abcnews.al/