Deti mbi 5 ballë, gra e fëmijë, si u kapën sirianët në gomone në Vlorë, gati për në Itali

schedule23:29 - 8 Janar, 2021

schedule 23:29 - 8 Janar, 2021

Mbrëmjen e sotme 50 emigrantë sirianë, mes të cilëve gra dhe fëmijë u kapën nga policia në një gomone në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza arritën që të parandalojnë nisjen e gomones.

Gazetari i “ABC” Elton Nikaj raporton se policia e Vlorës ka pasur në përgjim grupin e strukturuar kriminal që do të dërgonte emigrantët në Itali duke i bllokuar në momentin e fundit.

Emigrantët pasi u ndaluan u dërguan në drejtim të Vlorës. Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës./ db/Abcnews.al