Gjenden armë dhe drogë gjatë sekuestros së një banese në Durrës

schedule20:48 - 28 Maj, 2018

schedule 20:48 - 28 Maj, 2018

Shërbimi përmbarimor i mbështetur nga policia e Durrësit gjatë ekzekutimit të një sekuestroje ka gjetur armë dhe drogë në ambjentet e brendshme të një shtepie të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se policia ka sekuestruar në banesë 1 snajper, 1 automatik, 1 pistoletë, 4 silenciatorë, krehëra me fishekë, një sasi të vogël marijuane, fenelina, mjete dhe veshje policie.  Ndërkohë që sipas policisë pronari i banesës është një shtetas me iniciale XH.L i cili është shpallur në kërkim. Armët e sekuestruara janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!