Gjata: Meta vuri gishtin në plagë, shtroi zgjidhjen

schedule21:30 - 22 Maj, 2019

schedule 21:30 - 22 Maj, 2019

Presidenti Meta ka dhënë sot mesazhe të forta, duke iu drejtoi kujtdo që reformën në drejtësi të votuar tre vjet më parë e quan  “sukses për tu marrë shembull.”

Këto deklarata të forta të bëra nga kreu i shtetit janë komentuar në emisionin “Byro Politike”. Juristi Çlirim Gjata u shpreh se Mata vuri gishtin në plagë dhe se po bën detyrën që i cakton Kushtetuta.

“Unë e kam thënë edhe në krye të herës se Meta po mban qëndrim presidencial. Po mban atë qëndrim që duhet të mbajë  një President me aq pak mundësi sa ka, me aq sa i jep hapësirë kjo Kushtetutë që kanë ardhur duke e zvogëluar dhe kushtëzuar. Dhe jo vetëm me Kushtetutë por kanë nxjerrë ligje që nëpërmjet grremçave ligjore i ekzekutojë ato kompetenca që ka. . Kur them që mbajti qëndrim presidencial, nuk është çështja e parë. Ai ka mbajtur qëndrim tek çështja e Teatrit. Janë 200 milionë euro në tavolinë dhe presin të ekzekutohen dhe pastrohen tek toka e Teatrit. Dy herë e ktheu ligjin e Teatrit. Ka mbajtur të njëjtin qëndrim tek dekretimi i ministrave, ku një ushtarak pa hequr gradat në kundërshtim e Kushtetutën zoti Rama e propozonte për ministër, ky nuk e pranoi. E dyta morën një djalë të vogël i cili sapo kishte marrë atë dekoratën miku i vogël i librit dhe e bënë ministër. Zoti Meta ka mbajtur qëndrimin e vërtetë presidencialit e quaj unë që duhet të mbajë një President.  Jo vetëm që vuri gushtin në plagë dhe nuk po përsëris se është e shkruar, Meta shtroi zgjidhje dhe i kërkoi Brukselit që të sjellë komision monitorimi”, tha Gjata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!