VIDEO/ ABC Story: “Gjama e Burrave”, si mbijetoi te shqiptarët riti pagan

schedule13:53 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 13:53 - 20 Dhjetor, 2019

Në vitin 1937 një ekspeditë naziste, që rendte pas mitit të rracës arjane, befasohet nga ritet e një ceremonie mortore, që malësorët shqiptarë e quanin “Gjama e burrave”.

Ishte një ritual pagan, që trashëgohej prej shekujsh, përgjatë të cilit, të afërmit dhe miqtë, shprehnin dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre.

Burrat viheshin në rresht përballë kufomës dhe përmes britmave, që herë shkonin te notat e dhimbjes, e herë sillnin tone luftarake, shqyenin e godisnin gjoksin apo gërvishnin fytyrën.

E mbijetuar në Malësinë e Veriut të Shqipërisë, gjama e burrave do të dokumentohej e plotë qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar nga Universiteti i Harvardit dhe më tej edhe nga studjues të shumtë vendas dhe të huaj.

Edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me fenë, rituali do të ndalohej nga qeveria komuniste në vitet 1967-1968, por do të risillej sërish nga malësorët e Mbishkodrës pas vitit 1990.

Në videon e mësipërme ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e plotë për të zbuluar magjinë e këtij rituali pagan, historinë dhe fatin e mëtejmë.  /abcnews.al