“Gjaku i pikonte, ishte film horror”! Dëshmitë dhe pamjet, si e vrau shqiptari të dashurin e ish-gruas

schedule00:00 - 15 Qershor, 2021

schedule 00:00 - 15 Qershor, 2021

Mediat belge kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja ku shqiptari nga Kosova vrau të dashurin e ish-gruas para syve të fëmijëve. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë një shkolle në Waterbaan, Deurne. Autori i krimit është Betim A. 48-vjeç, i cili u arrestua menjëherë.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.

Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”.

Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar. d.b/ Abcnews.al