Opozita italiane zhvendos bejeten politike në Gjadër, me shpresën se do të gjenin diçka që marrëveshja nuk funksionoi në terren.
“Ne nuk jemi këtu për të parë apo verifikuar kushtet sepse duke qënë e re është edhe e pastruar, por për të mësuar rreth procedurave që janë ndjekur.”
Duke mos gjetur asnjë mangësi në marrëveshjen mes dy qeverive, opozita italiane “fajësoi” anijen me të cilën u transportuan emigrantet.
“Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë. Dje u kthyen pas 4 persona, 2 të mitur dhe 2 të sëmurë që do të thotë se ky identifikim në anije ishte i pamundur të kryhej.”
“Ne e kemi kontestuar kryerjen e këtyre verifikimeve në mes të detit. Përmes protestave tona kemi siguruar që këtu nuk mund të vinë fëmijë dhe gra.”
Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe italiane ka realizuar premtimin e parë elektoral të Giorgia Melonit, kur ajo fitoi zgjedhjet. Për opozitën e qendrës së majtë, kjo është vrastare, pasi ka konsoliduar në sondazhe pozitat e Fratelli d’Italia.