Giroud: Nuk jam ende gati t’i them lamtumirë kombëtares franceze

schedule11:49 - 13 Shkurt, 2023

schedule 11:49 - 13 Shkurt, 2023

Giroud është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës dhe padyshim këtë e ka arritur me përkushtim dhe me zemër. Sulmuesi i Milanit ka 53 gola me kombëtaren, duke lënë kështu pas emrin e madh, legjendën Henry me 51 gola.

Së fundmi, për “France 2”, Giroud foli për marrëdhënien e tij të ngushtë me kombëtaren e “gjelave”.

“Nuk jam ende gati të heq fanellën e Francës, të cilën e mbaj në zemër. Për sa kohë që kam aftësinë fizike për ta bërë këtë, dua të vazhdoj.

Në kampionatin e ardhshëm evropian ose më tej, derisa të jem në formë, nuk i vendos vetes kufij”, është shprehur Giroud./h.ll/abcnews.al