“Gerrard, të adhuroj! Po pres me padurim të ulesh në stolin e Liverpool”

schedule11:19 - 4 Mars, 2021

schedule 11:19 - 4 Mars, 2021

Steven Gerrard po bën një punë të shkëlqyer në stolin e Rangers. Ekipi skocez po zhvillon një sezon fantastik deri tani. Dominim total në kampionat dhe 18 pikë më shumë se Celtic i vendit të dytë.

Titulli, që mungon prej dhjetë vitesh, është vetëm çështje kohe, teksa Rangers do të përballet me çekët e Slavia Prague për një biletë në çerekfinalet e Europa League.

Emri i Gerrard lidhet me një kalim te Liverpool, skuadra e tij e zemrës. Ish-kapiteni i “The Reds” shihet si pasuesi i Jurgen Klopp në pankinën e kampionëve të Italisë.

Jamie Carragher, ish-shoku i Gerrard i qindra betejave te Liverpool, shpreson që të ndodhë sa më shpejt një gjë e tillë. “Të adhuroj Steven, ty dhe grintën tënde.

Wow. Mezi po pres të të shoh te Liverpool sezonin e ardhshëm“, deklaroi ish-mbrojtësi anglez në studiot e CBS në lidhje me idhullin e tifozëve të klubit të njohur anglez. /abcnews.al