Gentian Selmani shkëlqen në Turqi, dy klube elitare e duan me ngulm

schedule08:39 - 26 March, 2020

schedule08:39 - 26 March, 2020

Gentian Selmani i ka bindur të gjithë në Turqi, që në sezonin e parë. Portieri i Shqipërisë U21 dhe më pas i grumbulluar edhe me kombëtaren e madhe, në verë mund të ndryshojë ekip. Aktualisht është pjesë e Menemenspor, klub me të cilin ka një kontratë 1+1.

Gjithsesi për të interesohen klubet të Superligës turke. Më parë madje emri i tij është lakuar edhe te Besiktas. Së fundmi në skenë kanë dalë dy klube të tjera, si Konyaspor dhe Kasımpasa, shkruajnë mediat në Turqi.

Madje raportohet se përfaqësues të dy klubeve e kanë vëzhguar nga afër dhe vlerësimet e tyre janë pozitive për Selmanin. Tashmë mbetet të arrihet marrëveshja me Menemenspor, që i hapi dyert portierit dhe tashmë ai do tentojë të bëjë hapin e madh dhe të luajë në elitën e futbollit turk. /abcnews.al