Gent Zenelaj: Në Shqipëri nuk mund të gjesh salla për teatër, mungojnë ambientet

schedule10:35 - 7 Shkurt, 2023

schedule 10:35 - 7 Shkurt, 2023

Aktori i njohur Gent Zenelaj dhe regjisori Indrit Çobani kanë folur këtë të martë për shfaqjen e tyre “Shtëpiakë të dëshpëruar”, e cila është rikthyer sërish në teatër pas suksesit që pati.

Mirëpo, ndër të tjera Genti u shpreh se problemi kryesor që ka Shqipëria për teatrin janë ambientet, pasi nuk ka shumë të tilla. Sipas tij, kjo ka penguar që shumë aktorë të mos vendosin shumë shfaqje sërish në skenë, pavarësisht kërkesave të shumta të publikut.

“Unë mendoj që projekte private ka shumë Shqipëria dhe i ka shumë të mira, por problemi kryesor siç e kam thënë unë nëpër të gjitha intervistat ku unë shprehem për teatrin është që mungojnë ambientet. Pra, nëse Shqipëria, Tirana, qytete kryesore do të kishin ambiente të përshtatshme, jeta artistike në Tiranë do të ishte 3-4fish shumë më me e madhe, më e zhvilluar. Problemi është që ne kemi kaq shumë pak ambiente, është kaq vështirë të gjesh sepse Tirana është i vetmi qytet me një nivel të tillë ndërtimesh, ku ti nuk mund të gjesh dot as edhe një bodrum për një teatër”, tha ai në “ABC e Mëngjesit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!