Genc Prelvukaj feston ditëlindjen, publikon foton e rrallë nga fëmijëria

schedule08:00 - 16 Korrik, 2021

schedule 08:00 - 16 Korrik, 2021

Genc Prelvukaj feston sot përvjetorin e lindjes. Artisti nga Kosova mbush plot 40 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë nga fëmijëria. “Ky në foto jam unë. Para shumë viteve. P.S. Sot e kam ditelindjen. Shkojme me urimet.”, ka shkruar artisti krahas fotos.

Kujtojmë që Genci jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie me Eni Koçin. Këngëtarja festoi pak javë më parë ditëlindjen dhe Prelvukaj i dedikoi fjalët më të bukura. “Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe një mijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.

Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por sërish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë.“, ka shkruar ai. /abcnews.al