Genc Pollo: Rama, buzëqesh me çaj në Turqi dhe pozon si lider global në Athinë

schedule18:11 - 16 Shtator, 2020

schedule 18:11 - 16 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Rama.

Ndërsa kujton se premtimet e kryeministrit nuk janë harruar, ai shton se nuk po bën asgjë tjetër përveçse merret me propagandë.

“Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas dështimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike”, shkruan Pollo.

Gjithashtu ai shton se shëtitjet diplomatike nuk i zgjidhin problematika që kanë përfshirë vendin në këtë situatë pandemie.

Statusi:

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës!

/abcnews.al/