Gega: Të gjithë lojtarët dhanë shpirtin, ta shijojmë këtë fitore!

schedule22:16 - 27 Gusht, 2020

schedule 22:16 - 27 Gusht, 2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka folur pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Slavia Sofia, fitore që çoi Kukësin në raundin e dytë të UEFA Europa League. Në fjalën e tij për RTSH, Gega u shpreh: “Kemi problem, edhe pse mund të shkonim në 3-1. E rëndësishme ishte ta kalonim këtë ndeshje për të gjithë grupin dhe për të gjithë tifozët.

Ndjej keqardhje për Tiranën. Crvena Zvezda nuk dominoi, mungesë vëmendje. Për fat të mirë shënuam për herë të dytë. Është kohë e shkurtër. Të gëzohemi që fituam.

Kjo korona na prishi punë të gjithëve. Jam i lumtur për lojtarët që u futën në pjesën e dytë. Të gjithë dhanë shpirtin. Do e shikoj me qetësi ku kemi çaluar dhe do të përmirësohemi.

E rëndësishme është që të kemi gëzuar të gjithë dashamirësit. Kemi nevojë për përmirësime. Të shijojmë këtë fitore, pastaj do të ulemi me presidentin dhe me drejtorin. Të gjejmë njerëzit që na përshtatet. Kemi nevojë për afrime. Duhet të përmirësohemi. Kush nuk do që ekipi të jetë më i fortë”/abcnews.al