Gazetarja Turishta nga New York: Në morg nuk ka me vende, kemi shumë shqiptarë të infektuar dhe viktima

schedule22:45 - 8 Prill, 2020

schedule 22:45 - 8 Prill, 2020

Kozeta Turishta, një nga gazetaret më të dashura të ekranit shqiptar, prej disa vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York, ku punon dhe jeton.

Gjatë një lidhje me skype në ABC Neës me gazetaren Juli Xhokaxhi pasqyroi një panoramë për asj çfarë është duke ndodhur me koronavirusin në SHBA.

Gazetarja shqiptare tha se në qytetin e Manhatanit situata është e rëndë, pasi edhe në spitalin më të madh të këtij qyteti nuk ka më vend në morg.

Biseda e plotë:

Juli Xhokaxhi: Si po e jeton këto ditë në News York në këtë kohë pandemie?

Kozeta Turishta: Në spitalet më kryesore të Manhatan morgjet nuk kanë hapësirë dhe po përdoren kamionë frigoriferikë për të mbajtur trupat e viktimave. New York vazhdon të jetë epiqendra e kësaj pandemie. Ditën e djeshme ka qenë numri më i madh i të vdekurve.

Juli Xhokaxhi: Presidenti i SHBA-ve ka folur për një parashikim të frikshëm, mund të ketë të paktën 82 mijë të vdekur deri në muajin gusht, si paraqitet situata?

Kozeta Turishta: Tashmë kemi hyrë në zonën më të rrezikshme, sidomos 2 javët që do të vijnë. Ekspertët e kanë konsideruar këtë situatë më të tmerrshme se 11 shtatori. Ndërkohë masat e distancimit social dhe izolimit vazhdojnë

Juli Xhokaxhi: Nuk e kishim dëgjuar se në News York ka kaq shumë të varfër, mësuam se janë shpërndarë 2.6 milion vakte ushqimesh në 400 pika të ndryshme.

Kozeta Turishta: Ky virus sic e thatë ju, Amerika po jeton edhe një krizë ekonomike. Janë diku deri në 10 milion njerëz që kanë dalë të papunë. Administrata e Trump i ka kërkuar kongresit të miratojë një fond prej 250 miliard dollarë si ndihmë për biznesin e vogël dhe qytetarëve. Është e frikshme që rrugët e New Yorkut të jenë të zbrazëta. Është presion i madh psikologjik për të gjithë. Nuk është e lehtë.

Juli Xhokaxhi: Si po veprohet me tamponët në SHBA konkretisht në New York?

Kozeta Turishta: Në fakt, SHBA si të gjithë shtetet e tjera nuk ishin të përgatitura për këtë pandemi dhe nëpër spitale ka mungesa të tamponëve sepse spitalet janë të tejmbushura edhe për respiratorë. Gjithsesi ka mungesa megjithatë duhet falënderuar qeveria federale sepse tashmë ka edhe një spital lundrues ku ka ardhur në ndihmë për pacientët që nuk janë të infektuar nga Covid-19.

Juli Xhokaxhi: Në SHBA funksionojnë institucionet shëndetësore private, si po menaxhohet situata?

Kozeta Turishta: Askush nuk flet për sigurime dhe askush nuk flet për para, të gjithë janë duke funksionuar 24 orë për qytetarët. Paniku dhe frika është e madhe si nga ana shëndetësore dhe ekonomike. Të gjithë marrin shërbimin mjekësore në institucionet shëndetësore pa asnjë dallim.

Juli Xhokaxhi: Në SHBA ka spitale që punojnë mjek shqiptare, çfarë të dhënash keni për komunitetin shqiptar?

Kozeta Turishta: Kam shumë miq në komunitetin shqiptar, kemi shumë shqiptar të infektuar, ka edhe viktima të komunitetit tonë. Pjesëtarë të komunitetit tonë gjithmonë kanë ndihmuar njëri tjetrin edhe në këtë kohë pandemie./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!