Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Gati goditja e radhës, një Pogba i ri për Juventusin

schedule11:46 - 1 Nëntor, 2019

schedule 11:46 - 1 Nëntor, 2019

Juventusi vazhdon luftën në shumë fronte në fushën e blertë, por edhe në merkato. Drejtuesit e bardhezinjtë janë gjithmonë gati për të arritur akorde me lojtarë të rinj dhe të talentuar.

I fundit që pëlqehet nga “Zonja e Vjetër” është një holandez. Anglezja Mirror raporton se kampionët e Italisë pëlqejnë shumë Tahith Chong, 19-vjeçarin e Manchester United, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Chong aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe po aktivizohet me ekipin U23 të “Djajve të Kuq”. Një përfaqësues i Juventusit e ka ndjekur në ndeshjen kundër Stoke dhe është bindur nga kualiteti i lojtarit të talentuar. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!