Gati fillimi i punimeve për ndërtimin e spitalit të ri

schedule15:24 - 3 Maj, 2018

schedule 15:24 - 3 Maj, 2018

Një spital i ri 7-katësh për sëmundjet e brendshme do të ndërtohet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij u firmos nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO, Fabrizio Puçarelli.

Spitali i ri, një investim prej 14.4 milionë euro do të ndërtohet nga themelet brenda ambjenteve të QSUT, ku do të përqëndrohen të gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme. Projekti do të financohet përmes një kredie qëë qeveria shqiptare ka përfituar nga Banka e Këshillit të Europës.

“Bashkë me ndërtimin e strukturës së re të Kirurgjisë së Përgjithshme, vendosim një standard të ri shërbimi në QSUT, me dy spitale moderne, një investim prej 25 milionë eurosh që do të rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend”, tha ministrja Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!