Gascoigne i futet televizionit, konkurron në “Ishulli i të famshëmve”

schedule08:57 - 28 Shkurt, 2021

schedule 08:57 - 28 Shkurt, 2021

Shpesh herë yje të futbollit botërorë i bashkohen emisioneve televizivë për shkak të famës së tyre. Rasti më i fundit është ai i Paul Gascoigne, i cili do të jetë pjesë e “Ishulli i të famshëmve”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë emisioni italian, që pritet të startojë në datën 12 mars. Ky do të jetë sezoni i 15-të që organizohet ky shoë, ku konkurentët dërgohen në një ishull për të sfiduar njëri tjetrin nën vëzhgimin e telekamerave.

? Ufficiale: Paul #Gascoigne sarà tra i concorrenti dell’#isoladeifamosi

Posted by Tuttomercatoweb.com on Saturday, 27 February 2021

Ish-mesfushori i Tottenham dhe Lazios do të jetë një konkurent i rregullt dhe do të luftojë për çmimin e madh që është plot 100.000. Nuk mbetet asgjë për të thënë, por thjesht t’i urojmë fat anglezit në aventurën e tij të re. /abcnews.al