Garë “e ethshme” për anësorin e Zenit, Arsenal, Manchester City e PSG në “ndjekje” të brazilianit

schedule16:35 - 24 Maj, 2023

schedule 16:35 - 24 Maj, 2023

Që prej nisjes së ofensivave sulmuese të Rusisë drejt Ukrainës, në shkurtin e kaluar, futbolli rus nuk ka patur të drejtë pjesëmarrjeje në asnjë prej evenimenteve të organizuara nga UEFA e FIFA, mirëpo kjo gjë nuk ka ndalur lojtarët që luajn në Kampionatin rus të shfaqin vlerat e tyre.

Aënsori brazilian i sulmit, Malcom u transferua me bujë të madhe nga Barcelona te Kampionët e Zenit, në verën e vitit 2019 dhe pas 3 sezoneve jo shumë bindëse, 26-vjeçari më në fund ka treguar potencialin e tij të vërtetë.

Me 23 gola e 7 asiste në 27 përballjet e dëri më tanishme në elitën e futbollit rus, braziliani ndihmoi skuadrën e tij drejt një tjetër titulli kampion dhe tashmë “fantazisti” i Zenti është në “lupën” e gjigandëve evropianë.

Arsenal, Manchester City e Neëcastle janë në “ndjekje” të brazilianit, ndëra mbrapa nuk mbesin as “gjigandët” francezë të PSG, të cilët tentuan që në merkaton e dimrit afrimin e 26-vjeçarin në “Parc des Princes”.

Mirëpo, nga interesimi i këtyre klubeve duket të përfitojnë goxha drejtuesit e Zenit, të cilët nuk kanë ndërmend të kërkojnë më pak se 45 milionë euro për ta lënë të lirë “fantazistin” që i çoi ata drejt një tjetër titulli kampion. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!