Dorëhiqet kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Sako në profilin saj në Facebook. Sipas Sakos, shkak për dorëheqjen e saj janë bërë deklaratat e saj në media ditën e djeshme.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.
Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shprehet ajo.
Në një intervistë të dhënë dje për Top Channel Valbona Sako tha se: “jemi të kënaqur me 50 viktima”.
Ndërkohë, në një tjetër prononcim dhënë dje për Abc News Sako u shpreh se të dëmtuarit nga tërmeti janë dërguar në hotele me 5 yje dhe se vetë nuk do i paguanin dot kurrë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Sako ka pasur po ashtu edhe konflikte me kryeministrin Edi Rama nisur nga situata e rëndë në të cilën është gjendur Durrësi për shkak të tërmetit./ abcnews.al