Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gabimet në regjistrim/ Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në platformën PER para se të aplikoni

schedule18:10 - 6 Shkurt, 2025

schedule 18:10 - 6 Shkurt, 2025

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët po aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Celibashi iu bën thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se si të regjistrohen.

“Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim. Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqiperi sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit.”, shkruan Celibashi.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!