Gabimet e kujdesit për lëkurën që mund të shkaktojnë akne

schedule14:14 - 21 Shtator, 2020

schedule 14:14 - 21 Shtator, 2020

Aknet janë një çrregullim i gjendrave vajore të lëkurës që rezultojnë në mbylljen e poreve dhe shfaqjen e puçrrave të vogla. Stili i jetës tonë dhe gabimet që i bëjmë shpesh ndaj kujdesit të lëkurës ka një ndikim të madh në to. Sipas Bright Side ka disa gabime që i bëni çdo ditë që ndikojnë tëk lëkura duke e bërë jo të shëndetshme dhe të papastër.

Përdorimi i letrave për pastrimin e make up-it.

7 Skincare Mistakes That Can Give You Acne

Mund të lënë pas papastëritë që mund të shkaktojnë akne. Përmbajnë alkool dhe përbërës të tjerë që thajnë lëkurën. Nëse lëkura është e ndjeshme, ka mundësi që fërkimi ta irritojë, të shkaktojë ënjtje dhe inflamacion që mund të bllokojë poret tuaja.

Përdorimi i kremit të gabuar të diellit.

7 Skincare Mistakes That Can Give You Acne

Disa formula të kremrave kundër diellit përdorin filtra organikë me bazë vaji që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë puçrra. Mund të jenë produkte të rënda dhe komedogjene që mund të bllokojnë poret dhe të krijojnë njolla dhe pika të zeza. Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj është të zgjidhni një krem hidratues gjatë ditës që përmban një SPF me spektër të gjerë dhe ta aplikoni atë gjithmonë në lëkurë të pastër.

Mos pastrimi i syzeve.

7 Skincare Mistakes That Can Give You Acne

Nëse shpesh keni puçrra rreth syzeve, ka shumë të ngjarë që po harroni të përdorni xhamat e tyre. Syzet gjithashtu mund të jenë shumë të ngushta dhe mund të bllokojnë poret tuaja.

Larja e shpeshtë e fytyrës.

7 Skincare Mistakes That Can Give You Acne

Dermatologët besojnë se pastrimi i shpeshtë i lëkurës prish ekuilibrin. Produktet e shumta mund të thajnë lëkurën dhe të bëjë që gjendrat vajore të prodhojnë më shumë vaj dhe të shkaktojnë më shumë puçrra.

Përdorimi i shumtë i produkteve të flokëve.

7 Skincare Mistakes That Can Give You Acne

Disa produkte të kujdesit për flokët që ju ndihmojnë në zbutjen e flokëve mund të shkaktojnë puçrra. Shampot, balsamet dhe produktet e stilimit mund të shkaktojnë puçrra përgjatë vijës së flokëve dhe në ballë.

Mos pastrimi pas një stërvitje.

7 Skincare Mistakes That Can Give You Acne

Nëse nuk e lani fytyrën pas palestrës, mund t’ju shfaqen puçrra. Bakteret nga djersitja bllokojnë poret dhe shkaktojnë puçrra. Prandaj, rekomandohet të bëni dush menjëherë pas stërvitjes për të larguar djersën, vajin dhe papastërtitë e grumbulluara. xh,d/abcnews.al