Muajin që shkoi, aktori i njohur i humorit, Florjan binaj bëri me dije se ishte infektuar me koronavirus. Përmes një postimi në Instagram, aktori njoftoi se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa qëndroi në izolim për 14 ditë.
Gjithashtu ai bëri me dije para disa ditësh se tashmë ka rezultuar negativ. Ai i është rikthyer jetës normale, pasi së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa foto nga jugu i vendit. Por, duket se kjo ka shkaktuar reagime tek ndjekësit, të cilët kanë shkruar se mund të përhapë koronavirusin.
“Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”, ka shkruar një ndjekës, koment i cili ka marrë vëmendjen e aktorit, pasi i është përgjigjur: “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”
Por, aktori nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë se është shëruar plotësisht nga virusi, pasi ka publikuar dhe rezultatin e tamponit negativ. “Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyesë sërish për të njëjtën temë, do i fshij komentin dhe ndoshta edhe bllok. Jetoni jetën tuaj dhe kërkoni llogari vetes, jo të tjerëve.”, shkruan aktori krahas fotos.

LEXO EDHE: “Florjan Binaj ka infektuar Përmetin” aktori: Lojë e shpifur, do përballemi në gjykatë
Kujtojmë që aktori reagoi ashpër ndaj një lajm që disa media raportuan se ai kishte qenë në Përmet dhe se mund të kishte përhapur virusin edhe tek persona të tjerë. Në një reagim në Instagram, aktroi i cilësoi këto lajme si dashakeqe dhe shpifje, për të hedhur baltë mbi figurën e tij. /abcnews.al



