Fushatë me flamurin e Vorio Epirit, Beleri: Duhet ta kisha hequr, s’i kushtova rëndësi

schedule11:23 - 28 Shkurt, 2023

schedule 11:23 - 28 Shkurt, 2023

Fredi Beleri, kandidati i Foltores në zgjedhjet e 14 majit, i ka dhënë përgjigje akuzave për fushatë me flamurin e Vorio Epirit, për zgjedhjet e 14 majit. Referuar aktivitetit në ishullin Samos të Greqisë, Beleri tha në një lidhje Skype për Abc NeWs se duhet ta kishte hequr, por nuk I kushtoi rëndësi flamurit pas tij.

“Ishte një aktivitet në ishullin Samos, në flamur nuk thotë Vorio Epir, por emrin e fshatit Shën Vasil. Vorio Epiri është një marrëveshje që s’mund të aplikohet sot, sepse ka ligje ndërkombëtare për të drejtat e minoritarëve. Ligji i 2017 mbron të drejtat e minoriteteve, janë në kuadër të shpifjeve, për të më krijuar probleme në kandidimin, që populli të mos më votojë por s’kanë për t’ia arritur.

Unë ftova bashkëfshatarët në Samos të vijnë të votojnë të tregojnë interes për fshatin e tyre. Kur shkon i ftuar s’mund të vesh rregullat e shtëpisë. Për mua ky term nuk ekziston. Publiku të kuptojë, nuk i kushtova rëndësinë që duhet t’i kushtoja flamurit. Duhet ta kisha hequr, edhe pse do isha i pasjellshëm, por ishte një detaj që nuk e vura re.” tha Beleri, ndërsa shtoi se këto janë histori  që po përdoren nga kundërshtarët e tij politikë.

Nër të tjera Beleri u shpreh se më 14 maj Himara do të votojë, për kryetarin që do të menaxhojë bashkinë e Himarës.

“Në 14 maj do votohet kreu që do merret me menaxhimin e bashkisë, nuk zgjidh ai problemet e minoritetit. Nuk kam përdorur këtë retorikë, s më intereson ai term. Dua të sqaroj njerëzit për programin tim, të ndalet shpopullimi I Himarës. Në asnjë program nuk kam thënë e s do bëj se do marr bashkinë për cështjen e minoritetit, kjo cështje është e zgjidhur.

Problemet janë në mendjet e atyre që justifikohen për braktisjen e Himarës. Që e kanë lënë pa një plazh publik, pa një kënd lojërash për fëmijë, nuk ka transport public, Nuk është debati në Himarë, cili është minoritar.” u shpreh më tej Beleri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!