Fundoset anija plot me emigrantë në Itali, katër të zhdukur, mes tyre një foshnjë 6 muajsh

schedule14:38 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 14:38 - 5 Dhjetor, 2022

Një anije e vogël plot me emigrantë u fundos mbrëmjen e djeshme në ishullin jugor të Italisë, Lapedusa.
Për pasojë katër pasagjerë rezultojnë të zhdukur.

Midis të zhdukurve janë edhe dy fëmijë, 6 vjeç dhe 6 mujash.

Ansa raporton se prindërit e dy fëmijëve u shpëtuan dje nga roja bregdetare, ndërsa fëmijët jo. Nga operacioni i rojës bregdetare u shpërtuan në total 32 pasagjerë, përfshirë tre gra.

Polumbarët dhe autoritetet e kërkim-shpëtimit po punojnë për gjetjen e katër të zhdukurve./Abcnews.al/