Fundjava në Vlorë, pushuesit nisin plazhin

schedule15:33 - 21 Prill, 2018

schedule 15:33 - 21 Prill, 2018

Shumë pushues i janë drejtuar bregdetit të Vlorës për të shijuar motin e ngrohtë. Ata thonë për ABC News se janë të kënaqur me infrastrukturën dhe dita e sotme i ngjan një dite korriku.

Diell dhe det. Temperaturat e larta dhe moti i ngrohtë i joshën pushuesit për fundjavë. Shumë prej tyre i gjetën pranë bregdetit të Vlorës. Disa zgjedhin thjesht një shëtitje përgjatë Lungomares. Dita për ta i ngjan muajve të sezonit turistik.

 Ka të ardhur nga kryeqyteti, por edhe vendas që shijojnë rrezet e plota të diellit dhe lahen në det. Numri i qytetarëve që preferojnë Vlorën për të pushuar sa vjen e rritet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!