Fundi i korrikut shënon fluksin më të lartë të turistëve në plazhet e Durrësit

schedule14:10 - 21 Korrik, 2019

schedule 14:10 - 21 Korrik, 2019

Pushime disa ditore zgjedhin të kalojne në plazhin e Durrësit turistë të ardhur kryesisht nga Kosova, Maqedonia por edhe nga shtete të ndryshme europiane. Ditet e fundit të korrikut kanë shënuar edhe fluksin më të lartë për këtë sezon veror.

Të vendosur prej ditësh në plazhin e madh të qytetit Durrësit, turistët nga trevat shqipfolëse flasin për pushime të qeta dhe të lira.

Ata thonë se çdo vit pushimet i planifikojnë t’i kalojne këtu, ndërsa çmimet përfshirë akomodimin në hotel mbeten të përballueshme për buxhetin e tyre.

Të huajit të cilët e kanë vizituar për herë të parë vendin tonë, thonë se do të riktheheshin sërish në Durrës për të pushuar.

“Kam ardhur nga Gjermania per te kaluar disa dite pushimi me famijarët. Durrësi është një vend i bukur dhe me kënaqësi do të rikthehesha sërish këtu”.

“Me pelqen ky vend. Vij nga Franca dhe do te vij sërish këtu me shumë dëshirë”.

10-ditëshi i fundit i muajit korrik ka shënuar dhe fluksin më të madh të pushuesve për këtë sezon veror.

Ndërsa përgjatë gushtit numri i tyre që zgjedhin Durrësin për të kaluar pushimet verore pritet të shtohet ndjeshëm. /ABC News Albania 24/7