Ftesa e Ramës për Bashën, Nazarko: Pse i trazon ujërat brenda opozitës?

schedule23:09 - 10 Maj, 2021

schedule 23:09 - 10 Maj, 2021

Sapo fitoi mandatin e tretë, Edi Rama në fjalimin e parë i shtriu dorën opozitës për të bashkëpunuar. Pa kufij. Kështu e cilësoi Edi Rama ofertën e tij drejtuar Partisë Demokratike.

Por çfarë efektesh ka oferta e Edi Ramës në kushtet ku ndodhemi 3 javë pas zgjedhjeve? Për analistin Mentor Nazarko oferta ka disa efekte, ndërsa kërkoi që të shikohet nga këndvështrimi i interesit publik.

“Ai (Lulzim Basha) është në kurthin e bilancit që ka vetë. Oferta e Ramës mund të ketë një mijë efekte, efekti imediat mund të jetë ky që thoni ju, të amortizojë sadopak atë kriticizmin publik, jo thjesht vendor por edhe ndërkombëtar për zgjedhjet.

Ky mund të jetë një efekt i parë. Efekti i dytë mund të jetë që një ofertë e tillë i trazon ujërat brenda opozitës. Fillon… është një opozitë që ka 8 vite larg pushtetit. Unë i mbahem pikëpamjes që ta shikojmë këtë që po ndodh nga këndvështrimi i interesit publik, që është kapërcimi i modelit të tranzicionit.

Cdo lloj qoftë bashkëqeverisje, cdo ndarje e pozitës së presidentit, është kapërcim i këtij modeli. Pse ne duhet ta mendojmë që opozitën në Shqipëri do ta bëjë patjetër vetëm PD? Vendi do ta ketë një potencial opozitar” tha ai./ Abcnews.al