FSHF Sunday League/ Kampionati i futbollit amator dhuron spektakël, shënohen 81 gola në të dyja grupet

schedule16:16 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 16:16 - 4 Dhjetor, 2023

ampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, që organizohet nga FSHF, ka mbyllur javën e tetë mes spektaklit dhe golave të shumtë. Gjithsej në të dyja grupet u realizuan 81 gola.

Në grupin A, skuadra e ATS vijon ecurinë e rezultateve pozitive. Këtë javë siguruan fitoren e pestë radhazi duke mundur skuadrën e Vila – L me rezultatin e thellë 0-5 dhe vijojnë të kryesojnë në Grupin A me 20 pikë.

Menjëherë pas tyre vjen skuadra e IMMI, me 19 pikë në vendin e dytë. Këtë javë skuadra e IMMI mposhti Hidro Alfan me rezultatin 0-3. Më tej në grupin A, skuadrat e Primo MFC, Barrikada, FB Passion, Dymbëdhjeta  dhe Vatër fituan kundër kundërshtarëve të tyre. I vetmi barazim në Grupin A u regjistrua në ndeshjen FC Luminesen – Elso që përfundoi 2-2.

Në Grupin B, skuadra e Dajtit regjistroi triumfin e radhës kundër FC Parkut me rezultatin e thellë 7-2 dhe udhëheqin grupin me 24 pikë. Gara në distancë vijon të jetë me Kastriotët që këtë javë fituan ndaj skuadrës Antigonean me rezultatin 3-1. Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 21 pikë, tre më pak se kryesuesit e Dajtit.

Në sfidat e tjera të grupit, skuadrat e Albamer, Al Ar, Ja Ar Plast, North Gate fituan në sfidat e tyre, ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Friends Team – Coca Cola Tepelena 1-1 dhe Big – Bite – FC Confucius 1-1.

Rezultatet e javës së tetë të kampionatit të futbollit amator 9×9:

GRUPI A

Vila – L – ATS   0-5

MD – Barrikada  1-2

Hidro Alfa – IMMI 0-3

Primo MFC – Panthers Shkodër  6-1

FC Illyrian Eagles – FB Passion 1-3

FC Luminesen – Elso 2-2

Ferraj FC – Dymbëdhjeta  3-6

Vatër – Legjendat 9×9  9-0

GRUPI B

Roamel – Albamer  1-4

Friends Team – Coca Cola Tepelena  1-1

Al Ar – Futura Dent 2-0

Antigonean – Kastriotët 1-3

FC Musa – Ja Ar Plast 1-5

Big-Bite – FC Confucius  1-1

North Gate – Gaia Triumph 4-3

FC Parku – FC Dajti  2-7    /FSHF