Fshati Hadëraj në Selenicë pre e grabitjeve: U futën për të marrë ç’të gjenin, i zoti i shtëpisë i njohu

schedule18:47 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:47 - 26 Tetor, 2020

Fshati Hadëraj në Selenicë, bie pre e grabitjeve të ndryshme të  kryera nga një bandë të maskuar si policë.

Me armë në duar, ata kanë hyrë në një prej banesave duke vjedhur 5 milion lekë,  ndërsa më pas në ditët e më pas kanë hyrë në banesat e tjera, duke tentuar sërish grabitjen.

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00 katër persona të veshur me jelek policie hynë për të grabitur në shtëpinë e Fidel Caushajt.

Por, plani i tyre dështoi, pasi u pikasën nga kryefamiljari. Ky i fundit ka identifikuar njërin prej tyre. Kjo bëri që grabitësit, duke përfituar nga errësira të largoheshin me shpejtësi me mjetin e tyre tip “Benz”, i cili u gjet i braktisur nga policia disa orë më vonë.

Fidel Caushajt ka treguar se ngjarje të tilla janë të përsëritura në këtë fshat.

“Policia e Shtetit, uli duart poshtë,- më tha shtrihu barkas. Ata vinin për lekë”, tregon ai.

Caushaj tregon se me familjen e autorit njihen.

“Për mua e kanë metodë punë, ushqehen me këtë gjë. Sot kam takuar familjen e tyre, babain e këtij djali. Djali im tha ka qenë për grabitje në shtëpinë tënde”, shprehet ai.

Banoret e fshatit janë të alarmuar.

“Shklyejnë derën me levë, shtëpinë time. Ka 70  vjet, nuk ka bërë ndonjëherë vaki këtu”, shprehet i moshuari.

Ndërkohë tre nga katër personat tashmë janë arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vazhdojnë./abcnews.al/