Një ditë pas protestës së opozitës ku qytetarët u përballën me gaz lotsjellës të përdorur nga forcat e policisë për të shpërndarë turmën në momentin që protestuesit thyen traun e hyrje-daljeve të automjeteve në godinën e zbrazët të seancave plenare, pamja e një vajze të vogël që mbulonte fytyrën për t’i shpëtuar gazit lotsjellës, është kthyer në simbolin e një marshimi të Forumit Rinor Demokratik.
Me fotografinë e vajzës të printuar në bluza dhe vogëlushe të veshura me maska kundra-gazit përdore, ne shenjë simbolike zonjat marshuan nga selia blu, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe drejt sheshit “Skëndërbej”, ku zhvillohen festimet e ditës së verës, të spostuara nga dita e enjte në ditën e shtunë, për shkak të motit./abcnews.al

